Deputetja e re që i “zë vendin Dodës” në PDIU. 22 vjeçarja çudit me “CV bosh”

Minutë pas minute po kristalizohet shpërndarja e 140 mandateve të parlamentit të ri, ku 74 i ka siguruar Partia Socialiste, 43 Partia Demokratike, 19 Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet momentalisht ndodhen në tre e ku po lufton të marrë mandatin e katër në qarkun e Tiranës. Përtej analizave dhe debatit mbi procesin dhe rezultatet, këto zgjedhje larguar deputetë me markën “VIP” por afruar emra të rinj.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, po lufton të sigurojë mandatin e kryetarit Shpëtim Idrizi në qarkun e Tiranës e që po në këtë qark, PDIU ka humbur mandatin e Mesila Dodës, e dyta në listë pas Idrizit. Por PDIU ka fituar deri më tani tre mandate, e njërin prej tyre e ka siguruar 22 vjeçarja, Reme Lala, e para në listën e PDIU-së në qarkun e Dibrës.

Ajo është deputetja më e re e PDIU-së në parlamentin e ri dhe do të zërë vendin e Mesila Dodës, e cila ishte e vetmja deputete femër e PDIU-së në parlamentin e “vjetër”. Pas fitores befasuese të Lalës, sipas edhe rezultatin përfundimtar, ku PDIU në qarkun e Dibrës renditet forcë e tretë me 12.531 vota ose 17.17% të votave.

Reme Lala është e vetmja deputete femër e PDIU-së, ku i bashkohet grupit që ka tre deputetë. Dy mandatet e tjera të PDIU-së, u fituan në qarkun e Elbasanit, ku deputet dolën Aqif Rakipi dhe Bujar Muça.

Duket se fitorja e emocionoi 22-vjeçaren e cila fill pas finalizimit të rezultatit, u shpreh se do të jetë deputete e PS-së por pas euforisë, Lala u ul dhe shkruajti disa fjalë sqaruese. Ajo sqaroi se me deklaratën e së hënës kishte si qëllim t’u garantonte dibranëve, se do të kërkonte ndihmën e qeverisë, për të kthyer sytë drejt tyre dhe jo se mandati i saj, do t’i bashkohej Partisë Socialiste.

“Gjatë fushatës kam premtuar bashkëpunim me qeverinë, kushdo qoftë në pushtet, për ndërtimin e Rrugës së Arbit, e cila është jetike për banorët e Dibrës. Duke parë vullnetin e shqiptarëve, nga Dibra, u dhashë mesazhin banorëve, se do të bashkëpunoj me qeverinë, për të përmbushur premtimet që iu dhashë. Rruga e Arbrit nuk mund të ndërtohet nga shoqata, por vetëm me mbështetjen e qeverisë dhe kryeministrit”, shkruan Lala.

Por Lala do të jetë një studente deputete me “CV bosh”. Në një hulumtin të thjeshtë në faqen zyrtare të KQZ, aty ku janë të dhënat për secilin kandidat të 18 forcave politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 qershorit, është edhe e Reme Lalës. 22-vjeçarja shkruan se është ende studente në degën Financë në një Universitet privat.

Me spec e vendosën “CV bosh”, pasi deputetja e re siç e ka pranuar vetë, ajo nuk ka eksperiencë në punë dhe i ka vënë vizë edhe kualifikimit. Përtej të gjithave, deputetes i urojmë suksese në rrugën e re të vështirë si ligjvënëse.

R.Shtylla

SHKARKO APP