Dalin emrat e 3 të rinjve të mbytur në Vlorë
3 të rinj u mbytën këtë të shtunë në plazhin e Zvërnecit. Shkak është bërë deti i trazuar i së shtunës.
Pas disa orësh policia identifikoi trupat e pajetë:
Ata janë Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe të Vlorës, Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Beniamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë të Maqedonisë.
Burime policore thanë se dyshohet që për shkak të dallgëve është parë duke u mbytur 25-vjeçarja nga Tirana. Asaj i ka shkuar në ndihmë i riu nga Maqedonia, por të dy nuk i kanë dalë. Në ndihmë të tyre ka shkuar edhe 27-vjeçarja nga Vlora por edhe ajo ka humbur jetën.
Të tre viktimat janë transportuar në morgun e qytetit.