Mungojnë rojet bregdetare, 14-vjeçari viktima e dytë brenda javës në Vlorë
Endri Begotaraj është 14-vjeçari nga Vlora i cili u mbyt paraditen e së shtunës ne plazhin e ri të qytetit të Vlorës, duke shënuar kështu viktimën e dytë brenda javës dhe të tretën qysh në nisje të sezonit turistik.
Në plazhin ku u mbyt 14 vjeçari pushuesit pohojnë se kanë qenë vet ata që i kanë dhënë ndihmën e shpejtë, ndërsa bluzat e bardha janë gjendur në kohë, por në këtë plazh publik nën juridiksionin e Bashkisë mungojnë rojet bregdetare.
Kullat e vrojtimit dhe rojet bregdetare jane vendosur në disa plazhe, e pavarësisht se janë detyrim ligjor si për shtetin dhe privation, kullat e vrojtimit dhe rojet bregdetare janë të pakte në numër, duke shtuar rrezikun në plazhe.
/Oranews