Tmerri në det, si motra e dy vajzave që u mbytën i kërkoi ndihmë djalit nga Maqedonia
Tre të rinj janë mbytur sot në plazhin e Zvërnecit pranë Portonovës në Vlorë, duke e çuar në 4 numrin e të mbyturve ditën e sotme në qytetin jugor. Të gjithë viktimat të rinj. Gazetari Enrik Mehmeti që ka arritur të jetë në vendin e ngjarjes në momentet e para ka sjellë pamje dhe dëshmi për “Balkanweb”, duke zbardhur të gjithë tragjedinë.
Të katërt të rinjtë kanë luftuar për t’i shpëtuar detit të trazuar por 3 prej tyre nuk kanë mundur të dalin të gjallë në breg.
E vetmja e mbijetuar është vajza që i ka kërkuar ndihmë të riut. Ajo ka njoftuar dhe policinë. Ndërsa nga ato pak fjalë që ka arritur të komunikojë me efektivët në kushtet e një tronditje të thellë, vajza ka pohuar se i ka thënë të riut nga Maqedonia të shpëtonte motrat e saj. Identitetet e viktimave ende nuk janë bërë të ditur nga policia.