Ulërima e të birit: Mos e vrit mamin

Bashkëshorti vrases kish dashur edhe me pare te qellonte mbi gruan e tij gjyqtare. Ne arkivat e mediave gjendet nje kronike e 19 korrikut 2015, ku nw plazhin e Golemi në afërsi të hotel “Horizonti”, Fadil Kasemi ka kanosur me anën e një pistolete që e bashkëshorten e tij, shtetasen Fildes Hazi. “Mos e vrit” i lutej djali babait për nënën e tij e cila edhe ajo e rrëzuar në rërë lutej “Mos e lër djalin jetim”. Djali shikonte sesi babai i tij, po tentonte të nxirrte pistoletën që e kishte vendosur në brez në tentativën për të kryer një vrasje të mundshme ndaj nënës së tij, e cila ishte e divorcuar. Fatmirësisht ndërhyrja e një pushuesi duke izoluar 51 vjeçarin Fadil Kasemi dhe marrë armën parandaloi krimin e rëndë. Të shumtë kanë qenë dëshmitarët që kanë parë ngjarjen dhe janë rrënqethur nga ai moment. Ngjarja ka ndodhur në shezlonet e plazhit. Paradite gruaja dhe djali e kishin kaluar vetëm ditën, më pas kishte ardhur 51 vjeçari dhe së bashku u larguan për tu kthyer më vonë pranë shezlonit duke debatuar. Në debat e sipër ish bashkëshorti godet me grusht djalin duke e rrëzuar në rërë dhe disa herë me grushta bashkëshorten e tij 31 vjeçare Fildes Hafizi duke i lënë dhe shenja në fytyrë.

“I kapi duart e i tha çfarë po bën. E goditi dhe e uli në gjunjë, ndërsa pistoletën ia dha gruas e cila e çoi në komisariatin e Golemit, gati 200 metra larg vendit ku ndodhi krimi” dëshmon pushuesi. 31 vjeçarja së bashku me djalin e tij ndodheshin për pushime në plazh në një hotel aty pranë. Pushuesit rrëfyen ate kohe se kur policët mberriten e gjeten Fadilin të ulur në rërë dhe me duar në kokë. Ashtu si tani ai pa rezistencë iu dorëzua prangosjes së policisë.

SHKARKO APP