Zbardhet letra që gjyqtarja e vrarë i dërgoi ambasadorit Lu
Gjyqtarja, Fildes Hafizi e ekzekutuar sot me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasëmi, i ka dërguar një vit më parë një letër ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu ku i kërkonte ndihmë.
Referuar letrës së siguruar ekskluzivisht nga “BalkanWeb”, Hafizi shkruan ndër të tjera se ndihet e braktisur nga shteti përballë kërcënimeve të ish-burrit ndaj i drejtohet Donald Lu me argumentin se “nuk kam më se kujt t’i drejtohem. Ju siguroj që shqetësimin tim e kam ndarë me krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë, sigurisht duke u kujdesur gjithmonë që të mos influencoj në dhënien e drejtësisë, por mesa duket veshët janë të shurdhër. Për të ndarë këtë shqetësim timin do ju isha mirënjohëse nëse do më kushtonit disa minuta nga koha juaj”, citojmë nga letra e siguruar ekskluzivisht nga “BalkanWeb” që gjyqtarja Hafizi i ka dërguar ambasadorit Lu.