Basha: Mund të hedhim në gjyq “Mother Jones”. PD nuk ka asnjë kontakt me Rusët

Kreu i PD-së u është përgjigjur sot në opinion akuzave të opozitës dhe shkrimit të revistës amerikane “Mother Jones” për financimin e PD nga Rusia.

Basha tha se në PD po shqyrtohet mundësia e një padie ndaj revistës amerikane. Sipas tij, revista ka spekuluar lidhur me kontratat e PD.

Ndërkohë që Basha mohoi çdo lidhje me kompanitë që sipas revistës amerikane kanë kryer pagesat për PD.

“Kontrata e PD është publike aty nuk flitet për asnjë prej kompanive me që citon revista amerikane. Unë me kompaninë që thuhet se ka paguar nga fonde ruse nuk kam asnjë lidhje, asnjë kontratë. Akuza për lidhjet me rusët është qesharake, nuk ka pasur dhe as ka ndonjë kontakt ”,- tha ndër të tjera Lulzim Basha.

SHKARKO APP