Manjani: Idiotësi të paguash sekserët amerikanë që të na akuzojnë se qenkemi edhe rusë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet kundër fushatave lobuese që dy partitë e mëdha zhvillojnë në periudhë fushatash elektorale. Duke iu referuar akuzave më të fundit jo vetëm të Partisë Socialiste por edhe shkrimit të revistës amerikane “Mother Jones” për financimin e PD-së nga Rusia, Manjani shprehet se me aq para sa paguajnë për disa amerikanë, të cilët na akuzojnë për propagandë se qenkemi edhe Rusë!

“Me aq para sa shpenzohet për lobbime turlillojesh, partitë mund të paguanin shqiptarë të mençur që kanë ide e prodhojnë programe politike e qeverisëse! Mund të paguhen stafe e bëhen sondazhe e aktivitete pa fund, këtu në Shqipëri, për Shqipërinë e shqiptarët!”- shkruan Manjani në reagimin e tij në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

Për ish-ministrin e Drejtësisë kjo tendencë e partive politike për të paguar para ndaj sekserëve amerikanë është idiotësi.

“Edhe lobbing edhe viza, kjo është idiotësi e pa masë e partive tona!”- thotë Manjani/

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit

Para & propagandë

————-

PS, PD e LSI duhet të kuptojnë se nuk vlen asnjë cent i shpenzuar për SEKSERËT amerikanë, që njihen si Lobbistë!

Asnjë cent!

Me aq para sa shpenzohet për lobbime turlillojesh, partitë mund të paguanin shqiptarë të mençur që kanë ide e prodhojnë programe politike e qeverisëse! Mund të paguhen stafe e bëhen sondazhe e aktivitete pa fund, këtu në Shqipëri, për Shqipërinë e shqiptarët!

E papranueshme që paguhen sekserë e shkrime dashakeqëse në amerikë, për Shqipërinë e shqiptarët!

Do ti kishim paguar me qejf aq para për lobbim, nëse të paktën Amerika të na pranonte pa viza!

Por edhe lobbing edhe viza, kjo është idiotësi e pa masë e partive tona!

Lobbing për çfarë?! A mos po shtohen turistët amerikanë në Shqipëri?! Apo po shtohen Investimet Amerikane?!

Shifrat tregojnë të kundërtën!

Atëherë përse?!

E pafalshme që harxhohen para nga ekonomia jonë e varfër për të paguar amerikanë, që të na akuzojnë për propagandë se qenkemi edhe Rusë!

Kulmi! Kësaj i thotë të blesh qeder me paret e tua!

E gjitha kjo për të shmangur vemendjen nga trafiku qeveritar i drogës; grabitjet e ngjarjet kriminale të përditshme; nga koncensionet shkatërrimtare të ekonomisë e nga korrupsioni galopant në vend.

Harxhohen para për propagandë dhe anti propagandë!

Në fund fitojnë sekserët (lobbistë), por qartësisht humbet Shqipëria!

Kjo është politika!

Turp!

SHKARKO APP