Basha: Qytetarët i thanë ”Ndal”. Rama të tërheq policinë

Pas protestave në Rrugën e Kombit, që prodhuan përleshje mes tubuesve dhe policisë, por edhe shkatërrim dhe djegie të sportelit të vjeljes së taksës nga koncesionari, ka ardhur edhe reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Duke ju drejtuar kreu të qeverisë Edi Rama që të ndal dhunën barbare ndaj banorëve, kreu i PD-së u shpreh se ky është vetëm fillimi. Basha tha se ky ishte zëri i revoltës ndaj përbuzjes së popullit dhe zhvatjes së tij nëpërmjet taksave, për t’u pasuruar qeveritarët.

“Edi Rama vuri një nga tarifat më të larta në Europë, për kalimin e Rrugës së Kombit. Ai e vendosi këtë tarifë me dhunë, me dhunën e kartonëve në parlament, me dhunën e policisë dhe me dhunën e të gjithë shtetit, për të mbushur xhepat e tij dhe të oligarkëve të tij. Prtotesta e sotme ishte një revoltë popullore ndaj padrejtësive dhe vjedhjes së qytetarëve. Ky është populli që Rama përçmon dhe kjo është revolta që Rama thotë se nuk ekziston. Ky është populli që Rama tha të enjten se nuk ngrihet dhe nuk proteston. Qytetarët sot i thanë ‘Ndal!’ Edi Ramës. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës së bashkuar, i kërkoj Edi Ramës:
– Të pezullojë menjëherë tarifën për kalimin në rrugën e Kombit.
– Të tërheqë menjëherë policinë dhe të ndalë dhunën barbare ndaj protestuesve të sotëm”, tha Basha në deklaratën e tij.

SHKARKO APP