FOTO/ Bllokohen valët celulare në Rrugën e Kombit, protesta në ‘blackout’
Asnjë pamje live nga protesta në tunelin e Kalimashit!
Gazetarët lokalë dhe ata të mbërritur nga Tirana për të pasqyruar këtë ngjarje nuk kanë pasur akses në internet, pasi sipas tyre janë hequr valët nga të gjithë operatorët celularë.
Nëse kjo është rastësi apo e qëllimshme, duhet sqaruar nga operatorët privatë të cilët përfitojnë çdo vit miliona euro nga abonentët shqiptarë.
Ndërkohë protesta ka degjeneruar në përplasje pasi sipas raportimeve në vend nga korrespondentëve në vendngjarja policia ka lëshuar gaz spray drejt protestuesve për t’i zmbrapsur.