“Luftë” në Rrugën e Kombit
Protestuesit kundër taksës së Rrugës së Kombit kanë thyer kordonin e policisë dhe kanë vendosur që të shkatërrojnë të gjithë infrastrukturën e ndërtuar për të marrë taksën për kalimin në rrugën e kombit.
Siç raportojnë gazetarët nga vendi i ngjarjes, mijëra protestues e kanë shtyrë policinë dhe kanë shkatërruar sportelet e vendosura në hyrje të tunelit, ku do të mblidhej taksa.
Ndërkohë mësohet se janë të paktën 5 persona të cilët janë plagosur nga dhuna e policisë, e cila ka sulmuar me shkopinj gome dhe gazlotësjellës.