Kukës/Qytetarët dhe deputetë të PD dhe LSI në komisariat: Lironi djemtë tanë
Rrethimi i Kukësit nga RENEA, dhe shoqërimet përgjatë natës të banorëve, ka bërë që në qytet të zbarkojnë një grup deputetësh të opozitës.
Qytetarë të kukësit, shoqëruar dhe nga deputetët e PD dhe LSI, kanë mbërritur këtë mesditë para komisariatit të Kukësit, duke vijuar protestë pas ndalimit të 25 protestuesve nga policia. Protestuesit kërkojnë lirimin e protestuesve.
Pas protestave të djeshme, ku disa qindra protestues dogjën dhe shkatërruan pikat e kalimit të Rrugës së Kombit në Kalimash, forca të shumta policie kanë patrulluar gjatë natës në Kukës. Nga ana e kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u paralajmërua se do të arrestohen organizatorët dhe dhunuesit e policisë.
Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, Edmond Spaho, Isuf Çela, Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, ish-deputeti Alban Zeneli, Arben Ristani dhe deputetë të LSI-së, si Endrit Braimllari, Floida Kërpaçi, Përparim Spahiu dhe Nora Malaj, janë duke ndjekur veprimet e Policisë. Ata po zhvillojnë takime me banorët dhe anëtarët e këshillit bashkiak Kukës.
R.Shtylla
http://www.kohajone.com/2018/04/01/kukes-renea-dhe-fnsh-terror-nis-aksioni-me-25-urdher-arresti/
Natë prangash, banori: Do djegim komisariatin e Kukësit nëse…
Policët me maska në Kukës, Banori: Vëllai u arrestua në 3 të natës, edhe pse…