Raporti i “Freedom House”, reagon Presidenca: Keqardhje për keqpërdorimin politik

Presidenca ka reaguar pas raportit të ‘Freedom House’. Në raportin që dukej sikur është hartuar në ndonjë zyrë partiake në Tiranë, pa dhënë asnjë fakt dhe asnjë burim të besueshëm, jepen përfundime abuzive lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit. Natyrisht duket si dorë sorosiane dora e hartimit të raportit për rastin e Presidentit, por burime konfidenciale tregojnë se autor i raportit (për këtë pjesë) është një person me emrin B.K.i cili përfiton nga donacione të fshehura, jo publike, për llogari të PS. Bile po të hulumtosh me kujdes del se “burimi” është një portal në Maqedoni, i cili nga ana e tij i referohet një portali shqiptar, që dihet nga të gjithë se financohet nga zyra e kryeministrit Rama.

Me sa duket PS dhe Kryeministri e kanë filluar luftën ndaj Presidentit me metoda pisllëku, pasi gjoja dalin sikur nuk kanë dorë, porse kryekëput del linja Qeveri-portal në Maqedoni- portal socialist në Tiranë-B.K dhe raport “Freedom House”.

Përmes një deklarate, Presidenca thotë se zgjedhja e Metës si President është realizuar në një proces tërësisht kushtetues dhe demokratik me një shumicë mbi 3/5 e votave.

Presidenca shpreh keqardhjen që një raport ndërkombëtar po keqpërdoret në funksion të axhendave politike. “Në mënyrë të sforcuar dhe të njëanshme ky raport, jo vetëm deformon këto të vërteta, por në mënyrë spekulative dhe të qëllimshme kërkon të krijojë fokuse artificiale”,– thuhet në reagimin e zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi.

Reagimi i Presidencës: 

“Keqardhje për keqpërdorimin e këtij raporti të Freedom House në funksion të axhendave të njëanshme politike në vendin tonë.

Zgjedhja e Presidentit Meta është realizuar në një proces tërësisht kushtetues dhe demokratik me një shumicë mbi 3/5-at të votave dhe në një moment kyç për stabilitetin e vendit dhe zgjidhjen e krizës politike parazgjedhore.

Në mënyrë të sforcuar dhe të njëanshme ky raport, jo vetëm deformon këto të vërteta, por në mënyrë spekulative dhe të qëllimshme kërkon të krijojë fokuse artificiale.

Nëse Freedom House është i interesuar vërtet të hedhë dritë mbi korrupsionin në Shqipëri, duhet të hetojë në mënyrë të paanshme kush ka ndikuar dhe porositur këto deformime të fakteve dhe të të vërtetave në këtë raport dhe jemi të bindur se aty do të zbulojë simbolet konkrete të korrupsionit kombëtar dhe ndërkombëtar. Për këtë qëllim jemi të hapur të bashkëpunojmë edhe me Freedom House”.

SHKARKO APP