Deputeti i LSI, Brahimllari: Populli nuk ndalet më

Deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari pasi doli nga mbledhja e Byrosë së Kuvendit, theksoi se reagimi i sotëm i opozitës në Kuvend është një e drejtë legjitime që i ka lindur pasi Rama ofendoi më herët shqiptarët. Ai u shpreh se populli nuk ndalet më.

“Është hera e dytë që ministri i jashtëm provokon dhe fyen. Opozita në të drejtën e saj legjitime sepse Rama i ka provokuar rëndë shqiptar[t. Kulmin e arriti kur i krahasoj shqiptarët me organet gjenitale. Reagimi është qytetar, populli nuk ndalet më. Mllefi ndaj Ramës ka kapur maksimumin. Goditja jonë do të jetë më e rëndë, nëse Rama do të ofendojë popullin. Është bërë e qartë, Rama provokon kuksianët, e më pas kërkon falje. provokon tregtarët më pas kërkon falje. Pra Rama bën një krim dhe kërkon falje, dhe ne duhet ta falim?!”, u shpreh Brahimllari.

SHKARKO APP