Paloka paralajmëron Ramën: Do reagojmë edhe më fort se sot
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka folur për gazetarët para mbledhjes së byrosë së Kuvendit ku do të merret vendimi për deputetët që u përjashtuan sot nga seanca parlamentare pas përplasjeve.
Paloka tha se dihen vendimet e Byrosë, që sipas të cilit “do të dënojë Bushatin për të mbuluar pisllëqet e bëra, por nuk dënon Ramën që ka fyer popullin”.
“Vendi po shkon drejt përplasjes civile. Këto ngjarje e venë opozitën përballë një situate që mund të sjellë pasoja të pariparueshme për vendin. Do të hyj në mbledhjen e byrosë, ku dihen vendimet. Do dënojë një bastard të pafytyrë si Bushati për të mbuluar pisllëqet që kanë bërë dhe nuk dënojnë kryeministrin që ka fyer një popull të tërë. E patë sot si rrinte në parlament, ishte gati të duronte gjithçka që mos lëshojë karrigen. Kush vihet kundër popullit të tij, fundi dihet. Ka vetëm një fund për Ramën, do ta shihni shumë shpejt. Fundi që parashikon populli, është më i tmerrshmi,” tha Paloka.