Sulmet e SHBA në Siri, Merkel: Të nevojshme, Rusia pengoi hetimet

Mbështetje ndaj reagimit të sulmeve të SHBA, Britanisë dhe Francës kundër përdorimit të armëve kimike ndaj civilëve, e ka dhënë edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel. Ajo është shprehur dhe më herët se Gjermania nuk bën ndërhyrje ushtarake në Siri.

Në një deklartë të saj, Merkel thotë se Rusia ka penguar një hetim të pavarur të asaj që ndodhi me armët kimike, përmes bllokadës së saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Duke pasur parasysh këtë, aleatët tanë amerikanë, britanikë dhe francezë kryen sulme ajrore kundër objekteve ushtarake të regjimit sirian sonte. Kjo qasje synon të kufizojë aftësinë e regjimit për të përdorur armë kimike dhe për të parandaluar atë nga shkelje të mëtejshme të Konventës për Armët Kimike. Ne mbështesim që aleatët tanë amerikanë, britanikë dhe francezë, si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kanë marrë përgjegjësinë në këtë mënyrë. Operacioni ushtarak ishte i nevojshëm dhe i përshtatshëm për të ruajtur efektivitetin e ndalimit ndërkombëtar për përdorimin e armëve kimike dhe për të paralajmëruar regjimin sirian për shkelje të mëtejshme”, shprehet Merkel në deklaratën e saj.

SHKARKO APP