Ish-ministri Saimir Tahiri pritet me përqafime nga deputetët e PS (foto)
Malli kishte pushtuar deputetët e PS-së për Saimir Tahirin. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është parë ditën e sotme në sallën e Kuvendit, pas disa muajsh mungese.
Ai është pritur nga kolegët e tij deputet me përqafime dhe puthje, edhe pse tashmë nuk është pjesë e grupit parlamentar të PS-së, pas përjashtimit nga kryeministri Edi Rama.
Ai është takuar me ish ministren Mimi Kodheli, dhe më pas më pas me ministren Mirela Kumbaro dhe me ministren e Arsimit, Lidita Nikolla. Dhe plot deputetë të PS-së të cilët rrinin në radhë për ta përqafuar Saimir Tahirin.