Paloka: Tahiri kërcënoi sërish Ramën me fjalët e tij
Pas deklaratës së Tahirit se “nuk ka bir nëne e bir k**ve që e ndalon”, ka reaguar me një status në Facebook, deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka.
Ai shkruan se “Tahiri ka kërcënuar për herë të dytë Edi Ramën publikisht dhe madje ka përdorur shprehje të vetë atij për ta kërcënuar”.
“Paralajmerimi i pare i Tahirit ndaj Rames u be publikisht ne fillimet e skandalit po me nje shprehje te perdorur nga Rama: “nuk keni pare asgje akoma”,” shkruan Paloka.
Statusi i plotë
Tahiri kercenon per here te dyte Ramen publikisht. Ka perdorur perseri nje shprehje te Rames per ta kercenuar : “Nuk ka bir nene dhe bir kurve te me ndaloje…” kercenoi sot Tahiri me te njejten shprehje qe pergjigjej dikur Rama per akuzat e korrupsionit qe i beheshin kur ishte kryetar bashkie.
Paralajmerimi i pare i Tahirit ndaj Rames u be publikisht ne fillimet e skandalit po me nje shprehje te perdorur nga Rama: “nuk keni pare asgje akoma”
I gjendur ne te njejtat rrethana, kur arrestimi i tij eshte perseri afer , i kerkuar me kembengulje jo vetem nga opozita por dhe nga nderkombetaret per shkak te fakteve evidente, Tahiri duket se ka marre sinjale edhe qe Rama eshte gati ta leshoje per here te dyte.
Berisha beri dje nje denoncim qe si gjithmone rezulton i vertete.
Ne keto kushte vjen kercenimi i dyte i Tahirit per Ramen duke i bere te qarte se jo vetem nuk pranon te bej burg per Ramen , por ne se Rama do e leshoje, ai do nxjerre jo vetem bemat e fundit te shefit te tij por do ti kthehet dhe aferave korruptive te bashkise.
Keta jane ata qe na drejtojne dhe pretendojne madje te pranohen dhe ne BE