Grida Duma në Shkodër: 11 kuksianët po gjykohen se i bënë nder vendit
Deputetja e PD-së Grida Duma është mes deputetëve që po protestojnë bashkë me qytetarët përpara Aelit të Shkodrës dhe kërkojnë lirimin e 11 protestueve të arrstuar.
Ne prononcimin e saj per mediat, deputetja Duma tha qe sot protestuesit po gjykohen per se dyti te gjithe ata qe i bene nje nder shqiptareve duke ndaluar taksen e kombit.
“Sot është momenti që të japim mbështetjen politike për një drejtësi e cila duhet t’i bëjë nder vetes e të nderojë këta burra që i kanë bërë mirë vendit. Sot është dita që të tregohet që drejtësia nuk është nën presionin politik të ndëshkimit. Se çdo të ndodhë në vijim varet nga vendimarrja e drejtë ndaj protestuesve”,- thotë ajo.