“Kuksianët”, qytetari-Ramës: Shteti fillon me arrestimin e atij që thotë “Nuk ka bir nane…”!
Qytetarë të shumtë, familjarë dhe deputetë të PD-së në këto momente po protestojnë para Gjykatës së Apelit në Shkodër ku në 11:00 pritet të nisë seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për 11 të arrestuarit kuksinë.
Ndërkohë që në prononcimet e tyre për mediat protestues të ndryshëm janë shprehur se duhet që menjëherë kuksianët të lirohen, pasi hoqën një tra që u ishte vendosur në derë të shtëpisë.
Për ‘Fax News’ një qytetar tha se ky nuk është shtet për popullin, pasi politika mbron veten dhe tall njerëzit.
“Jemi përballë një politike që mbron veten por tallet me popullin, ata që vendosën traun kërkuan faljen, ndërsa ata që protestun kundër traut janë në burg. Është një lloj presioni për mos me çu krye për me protestu. Ai prishi traun për të kaluar pasi I ishte vendosur ne derë. Kërkojmë lirimin e tyre dhe nëse nuk ndodh do të veprojmë siç vepruan ata. Shteti fillon tek ai që thotë “ Nuk ka bir nane…”, jo me këtë fukarenj”, tha ai.
Ndërkohë, që një tjetër u shpreh se kryeministri Rama është më i keqi që ka patur Shqipëria në historinë e saj.