TAP nis rehabilitimin e rrugës Bilisht-Vishocicë

Në Prill 2018, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka filluar rehabilitimin e një tjetër aksi rrugor prej 4.5 kilometrash nga Bilishtit deri në Vishocicë. Rruga do të ndihmojë lidhjen e fermerëve të kësaj zone me tregjet e Bilishtit dhe Korçës më lehtë, më shpejt dhe më të sigurt.

TAP dhe kontraktori i TAP kanë nisur tashmëpunimet për rehabilitimin e plotë të rrugës që lidh qytetin e Bilishtit me fshatin Vishocicë dhe që të shpie deri tek Stacioni i Matjeve të TAP. Janë rreth 5’000 banorë që jetojnë në fshatrat Vishocicë, Dobranj, Kurrilë, Trestenik, Miras, Kapshticë dhe Bracanj të cilët e përdorin këtë rrugë.

Kryeplaku i fshatit Vishocicë, Zeqir Topçiu, shprehet me mirënjohjepër investimin: “Kjo rrugë do të lehtësojë jetën e banorëve dhe fermerëve tëkësaj zone të cilët duhet të transportojnë produktet bujqësore drejt qytetit.”

Projekti për rehabilitimin e rrugës, në zona me frekuentim të lartë këmbësorësh, parashikon ndarjen e hapësirës së këmbësoreve nga ajo e mjeteve motorike duke ndihmuar në rritjen e sigurisë.R ruga do të shtrohet me asfalt dhe punimet pritet tëpërfundojnënë muajin Maj. Për rehabilitimin e këtij aksi rrugor është përzgjedhur kompania shqiptare NIEMsh.p.k. dhe janë punësuar rreth 40 persona.

Kjo nuk është rruga e vetme ku TAP ka investuar në Bashkinë e Devollit. Edhe më parë është ndërhyrë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në afërsi të fshatrave Vishocicë, Trestenik dhe Cangonj.

Duke bashkëpunuar me Qeverinë dhe autoritetet shqiptare, gjatë fazës së parë të rehabilitimit të rrugëve dhe urave ndihmëse, TAP rehabilitoi afërsisht 58  km rrugë, ndërtoi dy ura të reja dhe për mirësoi 40 ura ekzistuese. Ndërsa nga faza e dytë rreth 87% e punimeve për përmirësimin e 120 km infrastrukturë rrugore kanë përfunduar tashmë.

 

SHKARKO APP