Vendimi për kuksianët, avokati: Sot mundësia e fundit për drejtësinë

Në një kohë kur ata kanë apeluar për ndryshim të masës së sigurisë, trupi gjykues në Apelin e Shkodrës nuk i pranoi provat e mbrojtjes për 11 kuksianët që ndodhen pas hekurave pas protestës në ”Rrugën e Kombit”.

Teksa trupi gjykues është tërhiqur për të marrë vendimin, jashtë sallës avokati Altin Goxhaj, deklaroi se janë shkelur procedurat ligjore për arrestimin e protestuesve të 31 marsit në Rrugën e Kombit.

”Puna është të shpallen të pavlefshme procedurat e ndalimit, vendimi i gjykatës së shkallës së parë që i bëri të vlefshme ato procedura. Do ketë drejtësi në Shqipëri apo jo? Ky është akti i parë i varrosjes së fillimit të përballjes së gjykatave me urdhrat e qeverisë. Nëse nuk shpallet i pavlefshëm urdhri i prokurorisë dhe më pas i gjykatës për ta certifikuar atë për mënyrën si janë rrëmbyer njerëzit gjatë natës në shtëpi, në shtëpi sot është data e fillimit të diktaturës. Gjyqi u bë për katër kioska, që tha 7 milion euro ai i madhi. Sipas ligjit dikush që kryen një vepër në kushtet e detyrimit, që i shkatërron atij pronën dhe dëmi që bën është më i vogël se ai që po mbron dhe nuk ka asnjë alternativë tjetër, nuk ka përgjegjësi për veprën penale”,-tha Goxhaj.

SHKARKO APP