Mesazhi i Luan Ramës: Liri Belishova, modeli i luftëtares së paepur

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të një prej veteraneve emblematike të Luftës së Dytë Botërore. Në një letër dërguar djalit të Liri Belishovës një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të afërt.

Mesazhi i Luan Ramës: 

“Tit i dashur!

Ngushëllime për humbjen e mamasë!

Shpirti i saj u prehtë në paqe e shkoftë në parajsë!

Jeta e Liri Belishovës ishte luftë; iu desh ta përballonte atë me sakrifica të mëdha, duke i mbijetuar me dinjitet e kurajo epike ferrit dantesk e duke qenë jo vetëm për ty, modeli i nënës e luftëtares së paepur me dashuri të madhe për jetën!

Jetofsh sa jeta e saj dhe e kujtofsh vetëm për të mirë miku im!”

Kështu i shkruan zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama në mesazhin e ngushëllimit për humbjen e nënës, djalit të vetëm të Liri Belishovës, gjyqtarit Petrit Çomo. Sot është përcjellë për në banesën e fundit Liri Belishova, ish udhëheqësja e lartë komuniste deri në vitin 1960, kur u dënua nga Enver Hoxha pas prishjes së tij me Hrushovin. Liri Belishova vuajti për 30 vjet me rradhe familjarisht persekucionin e sistemit për të cilin edhe vetë luftoi, por që pati kurajon qytetare të kërkonte ndjesë për krimet e komunizmit! Ajo ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare.

Presidenti Meta: Liri Belishova, emblema e rinisë antifashiste

SHKARKO APP