”Mos na e ktheni shpinën Europë”
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani, aty ku pritet të marrë ”bekimin” nga kancelarja Merkel për çeljen e plotë të negociatave të anëtarësimit. Ndaj dhe vëmendja e shypit të huaj nuk ka munguar.
”Nëse na mohohet mundësia që të anëtarësohemi në BE, mund të ndodhë një rritje e radikalizmit mysliman në vendin ballkanik, duke rrezikuar stabilitetin rajonal”, shprehet Rama në një artikull të botuar nga Reuters.
Shkrimi nis me fjalët e Ramës ”Mos na e ktheni shpinën Europë”. Rama paralajmëroi se edhe Rusia po synonte radikalizmin e myslimanëve të Shqipërisë dhe i kërkoi BE-së të mos linte hapësira që rrezikojnë të mbushen nga vende e tjera jo-Europës.
”Mbyllja e një perspektive evropiane për Shqipërinë do të linte një boshllëk që Rusia është gati të shfrytëzojë”, shtoi Rama, duke paralajmëruar se ndërhyrja e supozuar e Moskës në zgjedhjet e vitit 2016 në Mal të Zi, mund të përsëritet diku tjetër në Ballkan.