Sezoni Turistik – Ministria e Shëndetësisë blen barna për 20 qendrat shëndetësore në plazhe

Në prag të sezonit turistik në vendin tonë edhe Ministria e Shëndetësisë po merr masat për të ofruar shërbim të kualifikuar e pa mungesa për çdo turistë. Kështu kjo ministri ka hapur një tender për të blerë barna dhe materiale konsumi për qendrat shëndetësore që mbulojnë me shërbim zonat turistike verore.

Vlera financiare e vënë në dispozicion për këtë qëllim është mbi 21.8 milionë lekë. Kjo shumë do të përdoret për të furnizuar me medikamentet përkatëse 20 qendrat shëndetësore që ngrihen për sezonin turistik, pranë vendeve që kanë edhe numrin më të lartë të pushuesve.

Vlera më e madhe financiare do ti jepet qendrës shëndetësore në Himarë, pasi edhe numri më i larët i pushuesve mendohet se do të jetë në këtë plazh, referuar të dhënave të viteve të fundit ku kjo zonë është shumë e preferuar nga të rinjtë vendas dhe të huaj.

Vlera që do të jepet për qendrën shëndetësore të Himarës është 2.6 milionë lekë, dhe kjo qendër do të mbulojë tre plazhe atë të Dhërmiut, Himarës dhe Qeparoit.

Ndërsa në Plazhin e Durrësit, Golemit dhe Ksamilit për qendrat shëndetësore do të jepen nga 1.7 milionë lekë, të përkthyera në medikamente dhe materiale konsumi.

SHKARKO APP