Protestë apo revoltë kundër qeverisë?

Opozita ka thirrur qytetarët në protestë, për rrëzimin e qeverisë dhe me kërkesë kryesore dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Por, si është menduar protesta nga demokratët? Deputetja e PD-së, Grida Duma u shpreh  në studion e lajmeve të Top Channel se shqiptarët duhet të dalin në protestë.

”Shqipëria është në një krizë të thellë shpirtërore, morale, shoqërore dhe jo vetëm politike. Çështja e ministrit të Brendshëm është vetëm maja e ajsbergut. Ka qindra të rinj që mendojnë vetëm për t’u larguar nga ky vend. Edhe ata duhet të protestojnë. Kjo nuk është për PD-në, por për veten tonë. Duhet protestuar për çdo njeri që i janë rritur taksat, më pas politika bën pjesën e vet. Duhet të dalim në protestë për të thënë që ky vend edhe mund të bëhet më mirë”, deklaroi Duma.

Deputetja e PD-së shtoi se qeveria duhet të japë llogari ndaj qytetarëve dhe llogaridhënia është dorëheqja e Fatmir Xhafës.

”Kryeministri e di se i leverdis më shumë dorëheqja, por ai nuk e bën dot këtë dhe prandaj duhet reagimi popullor që të shkundë mpirjen e qeverisë nga marrja peng që i ka bërë krimi dhe paratë e pista”, theksoi Duma.

SHKARKO APP