Kampe për refugjatët në Shqipëri. Mediu: Çmenduri dhe maskarallëk

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e cilëson si çmenduri idenë e ngritjes në Shqipëri të kampeve për refugjatët sirianë.

Në një reagim për mediat, Mediu thotë se një projekt i tillë është kërcënim për sigurinë e vendit. “Se pari ne nuk kemi mundësi të riatdhesojmë dhe riintegrojme shqiptarët që shkuan ne Siri dhe familjet e tyre. Se dyti ky është kërcënim serioz afatgjate për sigurinë e vendit tonë. Së treti, do të thotë prezencë aktive e terrorizmit në Shqipëri”,-shprehet Mediu.

Deklarata e plotë e Fatmir Mediut:

” Deklarimi I Zv/Ministrit te Brendshem dhe njoftimet e medias nderkombetare nxjerrin zbuluar Ramen si genjeshtar

Nuk ka çmenduri me te madhe sesa te deklarosh se mund te pranojme nje numer te madh refugjatesh nga SIRIA

Se pari ne nuk kemi mundesi te riatdhesojme dhe riintegrojme shqiptaret qe shkuan ne Siri dhe familjet e tyre.

Se dyti ky eshte kercenim serioz afatgjate per sigurine e vendit tone

Se treti do te thote preznece aktive e terrorizmit ne Shqiperi

Se katerti fuqizim i krimit te organizuar trafikut te qenieve njerezore njesoj si trafiku i kanabisit dhe kokaines me mbeshtetje politike dhe qeveritare. Kjo eshte cmendurri dhe maskarrallek”.

 

SHKARKO APP