“Me 600 mijë refugjatë, Shqipëria shkon në kolaps për dy javë”

Jo 600 mijë refugjatë, por as 200 dhe as gjashtë të tillë nuk mund të mbajë Shqipëria. Analisti Ilir Kulla është kategorik dhe argumenton në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 së vendi ynë nuk është i përgatitur të përballojë një krizë migratore.

Ai shpreh habinë se si politikanët dhe zyrtarët shqiptarë nuk mund ta argumentojnë një gjë të tillë para ndërkombëtarëve në një kohë kur vende me ekonomi më të fuqishme se ne, e kanë thënë tashëm fjalën e tyre. Kulla shkon deri aty sa thotë se Shqipëria kapitullon për dy javë nëse pranon të marrë kaq shumë refugjatë.
“Zyrtarët shqiptarë nuk duhet të kenë aspak turp të thonë ne nuk kemi mundësi. Po ju them ne nuk jemi të përgatitur për një krizë refugjatësh. Ka një amulli të madhe në lidhje me këtë çështje, por politikanët shqiptarë duhet të marrin përgjegjësi, të dalin e të thonë se nuk kemi mundësi të pranojmë jo për 600 por as për 6 refugjatë”,- tha Kulla, siç raporton “BalkanWeb”.

Ai shtoi ndër të tjera se politikanët tek ne duhet të heqin dorë nga lojërat e fjalësve, jo pranojmë sa na mban kurrizi, apo aq sa kemi këllqe (Taulant Balla). Kulla shkon deri aty sa thotë se Shqipëria kapitullon për dy javë nëse pranon të marrë kaq shumë refugjatë.

“Kur nuk i mban kurrizi Mateo Salvinit dhe ekonomisë së 7 më të fuqishme të botës, do na mbajë ne? Po e përsëris, nuk kemi mundësi të përballemi me një krizë migarcioni. Vende si Spanja, Franca, Italia që janë vende mesdhetare si ne me ekonomi shumë më të madhe edhe ato janë lodhur nga kjo histori. Nuk bëhet kjo! Duhet të jemi taksativë, t’ua themi edhe politikanëve europiane së nuk ka shanse. Shqipëria kolapson brenda dy javësh nëse kjo ndodh”,- shtoi ai.

SHKARKO APP