Shtyrja e negociatave. LSI,Vasili: Kryeministri Rama duhet të largohet!

Vendimi i vendeve të BE për të mos hapur negociatat me Shqipërinë ka sjellë reagimet e para të ashpra të opozitës. Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili deklaroi sot në mbrëmje se dështimi me procesin e integrimit ka vetëm një fajtor. Vasili tha se Edi Rama duhet të mbajë tani përgjegjësitë politike dhe duhet të largohet.

“Kryeministri është ai fajtori i vetëm që na la jashtë Europës, falënderimet janë idiotësira. Kryeministri vendosi publikisht votbesimin e tij tek hapja e negociatave kete qershor. Këtë votëbesim e humbi në mënyrë tragjike për veten e tij. Tani duhet të largohet sa më parë”,– shprehet Vasili.

Ai e cilësoi si absurd qëndrimin e qeverisë pas vendimit negative të BE që shpreh falenderime për vendet e BE. Vasili shprehet se kjo është një sjellje budallalliku që e bënë qesharake qeverinë.

“Urrejtja e gjithë shqiptarëve bie mbi të. Çdo falendërim idiot i tij dhe i idiotëve që e rrethojnë është një damke defiçience dhe budallallëku që e bën edhe më qesharak. Lexojeni vetë çfarë thoshte në 16 maj 2018 për Euronews për negociatat e qershorit. “Ne duhet të hapim negociatat në Qershor, kjo është e gjitha dhe nuk na duhet asgjë tjetër. Për ne kjo është çështje jetë a vdekje, në kuptimin që hapja e negociatave do të thotë se ne po shikojmë drejt së ardhmes. Do të thotë kemi lënë pas të shkuarën”,- u shpreh Petrit Vasili.

Lajme të tjera për këtë argument

SHKARKO APP