Gjendet i vrarë shoferi i Ministrit të Brendshëm. Garda jep detaje

Garda e Republikës ka dhënë detajet e para lidhur me vdekjen e gardistit, Shkëlzen Qordja. Efektivi i gardës u gjet i pajetë me plumb në kokë në makinën e tij, në garazhin e institucionit të Gardës së Republikës.

Në njoftimin për mediat, Garda sqaron se 31-vjeçare ishte shofer i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Trupi i pajetë i tij është gjetur rreth orës 09:30.

Prokuroria e Tiranës ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur atë që ka ndodhur në garazhin Gardës së Republikës. Pritet që hetimet të zbardhin motivet dhe dinamikën e ngjarjes.

Në media ka pasur informacione se shoferi ka qenë i pezulluar nga detyra. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ardi Bita tha për “Koha Jonë” se Shkëlzen Qordija “nuk ka qenë i pezulluar nga detyra”.

Deklarata e Gardës së Republikës:

“Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.

Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave”.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen e gardistit Shkëlzen Qordja, i cili ishte shofer i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Mësohet se janë shoqëruar disa efektivë të Gardës së Republikës për tu marrë në pyetje në lidhje me lëvizjet e fundit të bëra nga 31-vjeçari Qordja.

SHKARKO APP