Ministria e Brendshme: Shoferi që u gjend pa jetë nuk ishte pezulluar nga detyra

Mëngjesin e sotëm, Shkëlzen Qordja, efektivi i Gardës së Republikës me detyrë shofer i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj u gjet i pajetë me plumb në kokë në makinën e tij. Trupi është gjetur në garazhin e institucionit të Gardës së Republikës, rreth orës 09:30.

Në media ka pasur informacione se shoferi ka qenë i pezulluar nga detyra. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ardi Bita tha për “Koha Jonë” se Shkëlzen Qordija “nuk ka qenë i pezulluar nga detyra”.

SHKARKO APP