Vdekja e shoferit të Xhafajt, gardistët: Se kemi parë të shqetësuar

Shkëlzen Qordja ka nisur punë në Gardës e Republikës në datën 29.03.2017. Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur kolegët, të cilët e kanë gjetur pajetë sot brenda në makinë. Kolegët e 31-vjeçarit janë shprehur se nuk e kanë parë të shqetësuar ditët e fundit.

31-vjeçari Shkëlzen Qordja, me detyrë funksionale shofer i ministrit të Brendshëm, është konstatuar nga punonjës të Gardës, ndërsa nga dyshimet e para mendohet të ketë qëlluar mbi veten. Arsyet nuk dihen ende, ndërsa burime thanë se në makinë është gjetur edhe një pistoletë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që po punon për të qartësuar rrethanat e ngjarjes së rëndë. Ndërkohë, nga policia sqarohet se viktima nuk ka qenë i pezulluar nga detyra.

SHKARKO APP