Ministria e Mbrojtjes: Tërmeti 6 ballë
Aktualitet E Hënë, 16 Gusht 2021 05:19
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë të tjera detaje për tërmetin që shkundi sot Shqipërinë.
Sipas Ministrisë tërmeti është ndjerë në orën 11:01, është regjistruar termet me epiqendër në Hamallaj/ Durres, me intensitet 6 balle dhe magnitudë 5.1 e shkalles Rihter.
Deri tani nuk ka asnjë raportim për dëme materiale dhe as në njerëz. Për çdo rast të mundshëm kontaktoni në nr. 112 për t’iu ardhur në ndihmë banorëve.