Asnjë televizion kombëtar nuk transmeton live nga protesta para Kuvendit

Përveç News24 dhe Faxnews, një televizion i ri, asnjë televizion tjetër nuk transmeton live nga mbledhja e artistëve dhe qytetarëve para seancës parlamentare ku do votohet për projektligjin për shëmbjen e Godinës së Teatrit Kombëtar. Opozita ka bërë thirrje për t’u mbledhur dhe protestuar kundër Edi Ramës dhe qeverisë e cila ka sjellë me urgjencë projektligjin në fjalë për ta kaluar sot dhe ku një pronarët do të marrë edhe tokën e Teatrit për të ndërtuar kulla biznesi.

Kjo tashmë dihet dhe pritet një seancë parlamentare e nxehtë dhe me përplasje të forta. Ndaj populli është thirrur në ndihmë të deputetëve të opozitës, te cilët kanë deklaruar se nuk do ta lejojnë.

Por kryesorja që të bën përshtypje dhe arrihet në konkluzionin e frikshëm se kryeministri ka futur nën kontroll krejt median. Edi Rama, tregojnë nëpër redaksitë e lajmëve, ka marrë pronarët e televizionëve në telefon duke iu kërkuar të mos transmetojnë live para se të fillojë seanca. Bile mundësisht aspak nga protesta. Arësyeja se duke transmetuar live, njerëzit shikojnë televizionet dhe protestën e kjo mund të shërbejë si nxitje për tu mbledhur me shumë protestues.

Si rregull, për median, ky është lajm dhe lajmi jepet, nuk fshihet. Pra mbledhja e artistëve dhe qytetarëve para Kuvendit mbetet lajm. Apo jo?! Pikërisht lajmin duhet të transmetojnë live televizionet, ndërkohë që turren për të dhënë live edhe kur fjala vjen flet drejtorja e privatizimeve! Apo kur flet iks person që ju sjellë përfitime biznesit të mediave.

Ky është lajm ndaj të krijon bindjen se kryeministri ka investuar në media për ta bllokuar atë që të mos jetë në interes të publikut, por të qeverisë dhe oligarkëve. Te oligarkët futen edhe disa pronarë mediash.

Ja ku ka përfunduar media shqiptare! Ishte keq në kohën e Saliut, por tani është më për dreq.

 

SHKARKO APP