Braimllari: Rama në konflikt interesi me ligjin
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në një postim në Facebook teksa i drejtohet Edi Ramës shprehet se “kryeministri i krimit nuk vjen në seancë të përgjigjet për tjetërsimin e pronës publike, por numëron arritjet e Forcës së Ligjit”.
“Ky kryeministër nuk mund të zbatojë operacionin Forca e Ligjit sepse ky është vetë subjekt i këtij operacioni, është ai që përfshiu krimin e organizuar, sponsorizoi dhe frymëzoi trafikantët e lëndëve narkotike dhe drogërave të forta”, shkruan Braimllari.
Postimi i Braimllarit
Kryeministri i krimit nuk vjen në seancë të përgjigjet për tjetërsimin e pronës publike tek privati (Edi Rama) duke shembur Teatrin Kombëtar, por numëron arritjet e Forcës së Ligjit.
Ky kryeministër nuk mund të zbatojë operacionin Forca e Ligjit sepse ky është vetë subjekt i këtij operacioni është ai që përfshiu krimin e organizuar, sponsorizoi dhe frymëzoi trafikantët e lëndëve narkotike dhe drogërave të forta. Fiku radarët me urdhrin e tij për të favorizuar krimin e e organizuar, shaktërroi sigurinë e kufijve shqiptarë për interesin e tij personal.
Ky nuk ka moral të flasë për Forcën e ligjit por Forca e ligjit duhet ta marrë si subjekt kryesor për përfshirjen e tij në krim të organizuar.