Deputetët e PD i bashkohen protestës para Kuvendit: Ne luftojmë brenda, ju rezistoni këtu

Po vijon protesta e organizuar nga artistët, që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Artistët në këtë protestë janë mbështetur nga aktivistë të shumtë dhe janë grumbulluar para Kuvendit, për të kundërshtuar projekt-ligjin që do të votohet sot.

Më pas në shesh kanë zbritur dhe  dy deputet e PD, Dashamir Shehi dhe Jorida Tabaku, të cilët thanë se  ata janë në mbështetje të tyre dhe do të luftojnë për ta në Kuvend.

Dashamir Shehi: Dua tu falënderoj në emër të Grupit Parlamentar. Debati nuk ka filluar ende se kjo është një   strategji e atyre që ne të lodhemi. Kjo është protesta më e madhe e  shoqërisë, dhe më e bukura. Kanë dal për partinë apo për rrogën ,por sot kjo që keni bërë ju është shumë e rëndësishëm, pasi keni emancipuar  shoqërinë. Kujt i pëlqen liria të qëndrojë këtu, kush është për paratë të shkojë atje  të rreshtohet me ata. Ne tani do të shkojmë aty do të vazhdojmë betejën tonë, po ju them që dhe ju të qëndroni të rezistoni këtu, Ju falnderojë për këtë qëndresë.

Jorida Tabaku: Unë sot këto kartolina” Unë jam Teatri”, do ti vendos në Kuvend. Sot nëse ky ligj do të miratohet shuhet  trashëgimia e qytetit. Ju falënderoj se ju keni qëndruar në shi dhe në diell, keni kenë pak dhe sot jeni shumë. Ne dhe ju nuk do ta lejojmë që  kjo makabritet që i bëhet Edi Ramës.

Opozita ësthë gati të ndjek çdo rrugë ligjore brenda dhe jashtë Kuvendit, do ta çojmë këtë çështje deri në Strasburg.

SHKARKO APP