“Taulant Balla është përgjuar nga shërbimet e huaja në Selanik duke bërë pazare droge”
Edhe sot Kuvendi ka vazhduar me akuza të ndërsjella mes opozitë edhe mazhorancës. Ka qenë kryetari i pozitës Lulzim Basha dhe kreu i grupit parlamentar i PS-së. Taulant Balal ata të cilët kanë replikuar me njëri-tjetrin. 3.4 milionë eurot e sekuestruara në “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit, u bënë objekt debati dhe përplasjeje në Kuvend mes Bashës dhe Ballës.
Ky i fundit i tregoi kryedemokratit se të martën do të përballen në Gjykatën e Krimeve të Rënda në lidhje me këtë çështje, ndërsa nuk nguroi sërish të tregonte një foto të Bashës me vëllain e njërit prej pritësve të këtyre automjeteve.
E menjëhershme ka qenë përgjigjja e Lulzim Bashës. Ai foli për një përgjim, ku sipas Bashës, Balla është duke bërë pazare droge në Selanik.
“Derrkuci i Toyota Yaris, garanti i parave të pista të drogës, dhe nja dy të tjerë që sot nuk qenkan këtu, jeni të përgjuar nga shërbime partnere. Nuk keni për t’i shpëtuar dot kësaj. Jeni të përgjuar nga shërbimet partnere duke bërë pazaret me bacën në Selanik. Ah sa keq! Se shërbimet tona flenë gjumë. E keni kapur SHISH-in, por të tjerat s’i kapni dot. Të tjerat s’i kapni dot. Jeni të përgjuar duke dhënë garanci. Jua kanë vënë kryqin, nga Uashingtoni në Bruksel, nga Berlini në Romë. Jua kanë vënë kryqin! Por kryqin e madh do t’jua vënë shqiptarët shumë shpejt!”, – deklaroi Basha.