Këto orë janë betejë. Nuk do të mposhtemi

Nga Aleksis Tsipras*

Nuk ka fjalë për të përshkruar ndjenjat e të gjithëve ne, gjatë këtyre orëve që vendi po përjeton një tragjedi të paparë. Janë me dhjetëra persona që kanë humbur jetën.

Prandaj dhe është e papërballueshme dhimbja për çdo qytetare dhe çdo qytetar. Më shumë për ato familje që humbën njerëzit e tyre të dashur. Por edhe për çdonjërin prej nesh që mban një post me përgjegjësi.

Sot Greqia është në zi. Në kujtim të atyre që humbën jetën, shpallim tre ditë zie Kombëtare. Por nuk duhet të lejojmë që zia të na mposhtë, këto orë janë orë beteje, uniteti, guximi dhe mbi të gjitha, jane orë solidariteti.

Vetëm kështu, të gjithë së bashku, mund të përballemi me tragjedinë. Greqia është duke kaluar një sprovë të madhe. Në momente të tilla nuk ka dallime mes nesh. Do të vijë momenti edhe për to , kur të kërkojmë – shpresoj, në respekt të të vdekurve – shkaqet e kësaj që ndodhi.

Tani është akoma koha për mobilizim dhe për betejë, të betejës për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet, të betejës për të fituar mbi zjarret, të betejës që të gjejmë ata që figurojnë të humbur. Nuk duhet të vajtojmë jetë të tjera të humbura.

Falënderoj zjarrfikësit, forcat e ndihmës së shpejtë, burrat edhe gratë e Forcave të Armatosura, të Kapitenerisë dhe të Policisë, që shpëtuan dje me qindra jetë njerëzish. Respekt për mijërat e vullnetarëve që ndihmojnë për shuarjen e zjarreve.

Askush nuk do të harrohet, Shteti nuk do të lërë askënd pa e ndihmuar, asgjë nuk do të mbetet pa përgjigje.

Dëshëroj të falenderoj ngrohtësisht të gjithë ata udhëheqës të vendeve të tjera që më shprehën solidaritetin e tyre dhe u ofruan për të ndihmuar.

Me unitet dhe besim tek forcat tona, ne do të qëndrojmë në këmbë.
*Mesazh i Kryeministrittë Greqisë z. Aleksis Tsipras për zjarret në Attikë

SHKARKO APP