Masakra me 8 të vrarë, kapet 24-vjeçari: Më gjeni avokat (VIDEO)

Pas kërkim prej 12-orësh, Policia e Shtetit ka kapur autorin e masakrës të tmerrshme me 8 të vrarë të Resulaj të Vlorës. 24-vjeçari Ridvan Zykaj është kapur mëngjesin e sotëm në një zonë periferike, në dalje të Selenicës. Ai ka pranuar krimin dhe ka kërkuar avokat. “Unë i vrava, më gjeni avokat”.

Gjatë momentit të arrestimit autori nuk ka bërë rezistencë, gjithashtu i është gjetur edhe arma automatik me të cilën kreu krimin. Në krye të operacionit policor ishte edhe vet kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, sikurse u pa edhe prania e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, natën e mbrëmshme.

Vrasësi është shoqëruar për në Drejtorinë Vendore të Policisë së Vlorës për veprimet e mëtejshme, ndërsa materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së këtij qarku për veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave”.

Në Resulaj të Bashkisë së Selenicës, në Qarkun e Vlorës, u regjistrua pasditen e së premtes një ndër ngjarjet më të rënda në dy dekadat e fundit. 24-vjeçari Ridvan Zyrkaj, ka vrarë pjesëtarët e dy familjeve, kushërinj të parë të babait të tij. Mësohet se në mesin e viktimave nuk janë babai, vëllai apo nëna e autorit. Viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë: Denik Zyka, Hazem Zyka, Afërdita Zyka, Besim Zyka, Sara Zyka, Vasilika Zykaj dhe Ledion Zyka.

Por si ndodhi ngjarja?

Pasditen e se premtes, 24-vjeçari Ridvan Zykaj, ka shkuar në banesën e vëllait të moshuar të gjyshit të tij dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke vrarë atë dhe gruan e tij. Pasi vrau Demir Zukajn 75-vjeç dhe gruan e tij Perie, 72-vjeç, ai ka shkrepur automatikun ndaj djalit të Demirit, Azem Zykaj 45-vjeç dhe gruas së tij, Afërdita Zykaj 42-vjeç. Autori i masakrës nuk është ndalur me kaq. Pasi ka braktisur shtëpinë e tyre, ai ka shkuar në banesën e djalit tjetër të 75-vjeçarit, duke vrarë Besimin, 43-vjeç dhe gruan e tij Vasilika, 42 vjeç. Gjithashtu, ai ka vrarë edhe dy fëmijët e tij, Sara 16-vjeç dhe Ledioni 8-vjeç.

Viktimat u goditën me 4-6 plumba

Masakra në Selenicë është më e rënda pas vitit 97. Viktimat e masakrës në Vlorë i janë nënshtruar ekspertizës mjekoligjore. Viktimat mbërritën rreth orës 21:17 minuta në morgun e Vlorës. Fillimisht, ekspertiza u është bërë dy fëmijëve të familjes Zykaj dhe më pas i janë nënshtruar ekspertizës mjeko ligjore viktimave të tjera. Afërdita Zykaj është goditur nga 6 plumba. Azemi Zyka është goditur me 4 plumba dhe të katërt i ka në kokë. Djali i vogël është goditur nga tre plumba ndërsa vajza 4 plumba.

Masakra me 8 të vrarë, fjalët e para të autorit: Dua avokat

Autori fshihej mes shkurreve, policia tregon se ai kërkoi…

SHKARKO APP