“Na pret prova e zjarrit”, Basha: Koha e banditëve po mbaron

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar lëvizje të tjera nga opozita dhe mbështetësit e saj.

Në mbledhjen e organizuar sot në Vlorë, të opozitës së bashkuar Basha tha se përpara është një rrugë e vështirë, një provë zjarri por se koha e banditëve do të marrë fund shpejt. Hapi i radhës i opozitës janë konsultimet me qytetarët.

“Teatri nuk është shkaku por pasoja e emergjencës kombëtare, një parlament me kriminelë, nuk është vendi për zgjidhje, por për të marrë fshesën. Nuk do ketë më asnjë ligj asnjë pakt asnjë negociatë pa zgjidhur këtë çështje, largimi i politikanëve të lidhur me krimin, nëse kjo nuk ndodh, është detyrë e qytetarëve bashkë me ne të japim zgjidhjen, kur institucionet uzurpohen.
Procesi i konsultimit me qytetarët do të nisë pa vonesë. Vijmë për të konsultuar zgjidhjet. Rruga që na pret është e vështirë, sfida që na pret është prova e zjarrit.
Bashkimi qytetar, do i provojë shqiptarëve dhe botës mbarë se koha kur banditët marrin peng Shqipërinë do të marrë fund shumë shpejt”, deklaroi kreu i PD-së.

SHKARKO APP