Opozita në Vlorë, Kryemadhi: Edi Rama s’e do vettingun

Nga Vlora, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se qeveria e Ramës është e gatshme të kalojë në vetting edhe edukatoret, ndërsa shtoi se ai vetë nuk dëshiron të kalojë në këtë proces.

Ajo theksoi se në ditët në vazhdim do të ketë axhendë të ngjeshur me qytetarët, pasi shtoi se janë ata që meritojnë të dëgjohen, sepse në fund ne jemi “votat” e tyre, tha mes tjerash  Kryemadhi.

“Nuk do doja të zgjatesha shumë, por dua edhe në emër  të LSI-së,  t’i urojë mirëseardhjen kolegëve tanë opozitarë.  Bashkimi i forcave opozitare është një sinjal shprese për shqiptarët, por ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe racional në veprimet politike. Në agjendën e radhës do të jetë takimi me qytetarët, sepse janë ato që na kanë votuar. Edhe Edukatoret  të kalojnë në vetting, ndërsa vetëm Edi Rama nuk do Vetting”, tha Kryemadhi.

Fjala e Kryetares së LSI

Nuk do të doja të zgjatesha shumë por dua që edhe në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim t’i uroj mirë se ardhjen kolegëve tanë. Në fakt sa më shumë të zgjerohet tryeza e opozitës, aq më i qartë bëhet imazhi në të cilën gjendet sot Shqipëria. Dhe bashkimi i forcave opozitare është një element dhe një sinjal shumë pozitiv për shqiptarët. Sigurisht që ata presin gjëra më të mëdha dhe shumë më të forta nga opozita, por ne duam të jemi shumë të kujdesshëm, por mbi të gjitha edhe shumë racionalë në veprimtarinë tonë politike. Atë që tha edhe pak më përpara Z. Basha, ne tashmë jemi gati në axhendën e radhës, takimet me qytetarët sepse janë ata që na kanë mandatuar dhe na kanë dhënë mandatet tona. Dhe këto mandate janë mandate që kanë ardhur si rezultat i mundit, i djersës dhe i sakrificave së qytetarëve duke votuar siglat e partive tona. Kështu që është shumë e rëndësishme që bashkëbisedimi me qytetarët do të na çojë më tej në vazhdimin e axhendës dhe të aksionit tonë politik. Të jemi të sinqertë situata nuk është normale. Është një situatë anormale të cilën Edi Ramës dhe bandës së tij i intereson për ta kthyer në rutinë apo në një normalitet. Por kjo gjë nuk ka për të ndodhur sepse aksioni jonë politik do të jetë një aksion i cili do të vazhdojë hap pas hapi. Të gjithë thonë cili do të jetë sepse edhe vetë kurioziteti i mediave është se ku është aksioni opozitar. Por aksioni opozitar do të jetë një aksion opozitar, dhe ju vetë sepse në kontaktet që kemi në kontaktet dhe takimet me qytetarët, e kuptojmë që revolta, urrejtja dhe mundësia për ta rrëzuar këtë janë shumë të mëdha. Sigurisht që dhe ne kemi për detyrë që organizimi i strukturave të partive tona, po jo vetëm të partive por dhe të shumë faktorëve të tjerë që janë jo politikë, për t’i përfshirë dhe për t’i angazhuar në aksionin politik të shqiptarëve jo më tashmë të opozitës. Opozita tashmë nuk është thjesht një institucion politik. Opozita tashmë është përfaqësim jashtëzakonisht i madh i të gjithë atyre njerëzve të cilët janë të shtypur, janë të diskriminuar dhe u janë grabitur të drejtat nga Edi Rama. Unë mendoj që angazhimet tona janë shumë të qarta dhe struktura jonë politike si opozitë e bashkuar, pra të gjithë deputetët tanë pavarësisht siglave politike që kanë duhet të jenë në terren në zonat e tyre për të organizuar dhe për të ristrukturuar dhe për të ballafaquar sepse problemet janë aq shumë të mëdha saqë njerëzit duan të diskutojnë. Dhe kjo që tha pak më përpara dhe kryetari Basha është ide dhe kërkesë nga qytetarët për t’u takuar dhe për të bashkëbiseduar me ta.

Nuk kemi më çfarë bashkëbisedimi të bëjmë me Edi Ramën. Edi Rama të thotë nëse është po apo jo për çështjen e Vetting-ut. Të ulemi, të kalojmë Vetting-un në politikë sepse kjo është gjëja më e rëndësishme. Po ju bëjmë Vetting dhe po i fusim në sitën e Vetting-ut edhe edukatoret e kopshteve dhe çerdheve dhe nuk bën Vetting Edi Rama që është i pari i këtij sistemi që duhet të vetohet. Kështu që mund të flasim pafundësisht por mendoj që të kalojmë pastaj në detaje të tjera në mënyrë të tillë që të ecim më shpejt për të vazhduar edhe me axhendën.

SHKARKO APP