Asambleja e OKB. Meta: Shqipëria e përkushtuar për paqen në rajon

Ka nisur sot sesioni 73-të i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Shqipëria përfaqësohet në këtë sesion me delegacion të nivelit të lartë, në krye të së cilit është Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në nisje të punimeve të Asamblesë së OKB, kreu i shtetit Ilir Meta ka postuar një foto në adresën zyrtare në Twitter.

“Filloi sesioni i 73-të i Asamblesë së Përgjithshme të #OKB-së. #Shqipëria e përkushtuar ndaj paqes, qëndrueshmërisë dhe zhvillimit në rajonin e #Europës Juglindore dhe botës mbarë”,- shkruan Presidenti Ilir Meta.

Vizita e kreut të shtetit në SHBA:

SHKARKO APP