Basha: Rama s’ka ndjeshmëri prindërore, amniston përdhunuesit
Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të kreut të qeverisë, Edi Rama, se ky i fundit ka humbur ndjeshmërinë prindërore. Lidhur me qëndrimin e Ramës ndaj ngjarjes së 25-vjeçares së dhunuar nga djali i deputetit të PS-së, Basha shton në një postim në facebook se: ”Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka”.
Postimi i plotë i Bashës
Edi Rama është i zhytur aq thellë në kalbësirën e krimit dhe drogës të pushtetit, sa nuk ka më asnjë gram ndjeshmërie prindërore për një vajzë të përdhunuar dhe të torturuar nga banda e tij. TURP!
Në vend që të mbrojë vajzën jetime, amniston përdhunuesin dhe kriminelët e grupit të tij parlamentar Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, njësoj siç bëri me përdhunuesin Elvis Roshi dhe trafikantin e vajzave Arben Ndoka.
Krimi shtetëror është projekti personal i Ramës. Ne do ta çmontojmë nga rrënjët! Politika do të pastrohet nga krimi.