Protestë për Xhisielën, Gjosha: Rasti i Xhiseiles nuk ështe ceshtje e gruas, eshte ceshtje e pushtetit te veshur me krim

Rasti i dhunës ndaj Xhisielsa Malokut, e cila denoncoi djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja për kërcënime e djegie me cigare ka gjetur sot solidaritetin e grave, qofshin ato deputete apo pedagoge. Përpara kryeministrisë ato kanë bërë thirrje për një protestë masive të hënën në orën 17:30 dhe ftojë të gjitha gratë dhe vajzat që duan ti thonë “Stop dhunës”.

Në fjalën e saj, deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, u shpreh se dhuna ndaj 25-vjeçares, ka të bëjë me dhunimin që i bëhet gjithë shoqërisë nëpërmjet krimit të organizuar, nëpërmjet bandave, nëpërmjet njerëzve me kaq shumë pushtet sa tashmë ka kaluar çdo kufi.

Sipas Gjoshës, rasti i Xhisielës, tregoi rënien e institucioneve. ”Unë mendoj që rasti i Xhisielës është realisht i paprecedentë dhe tregon në mënyrë të qartë stadin në të cilin ndodhet shteti shqiptar sot, mosfunksionimin e institucioneve, rënien e sistemeve të drejtësisë, rënien e Policisë së Shtetit, e Ministrisë së Brendshme e cila minimumi duhet të kishte dhënë një deklaratë të vetme ku realisht të tregonte të vërtetën e asaj çka i ka ndodhur Xhisielës”.

Deklarata e Klajda Gjosha

Siç e shikoni ne jemi mbledhur të gjithë këtu pa ndasi. Të gjithë krahët opozitarë janë këtu sot së bashku me përfaqësues të shoqërisë civile për një kauzë që është përtej asaj çka diskutohet këto ditë në media. Nuk ka të bëjë vetëm me çështjen e gruas. Nuk ka të bëjë vetëm me dhunën në familje. Ka të bëjë me dhunimin që i bëhet gjithë shoqërisë nëpërmjet krimit të organizuar, nëpërmjet bandave, nëpërmjet njerëzve me kaq shumë pushtet sa tashmë ka kaluar çdo kufi.

Unë mendoj që rasti i Xhisielës është realisht i paprecedentë dhe tregon në mënyrë të qartë stadin në të cilin ndodhet shteti shqiptar sot, mosfunksionimin e institucioneve, rënien e sistemeve të drejtësisë, rënien e Policisë së Shtetit, e Ministrisë së Brendshme e cila minimumi duhet të kishte dhënë një deklaratë të vetme ku realisht të tregonte të vërtetën e asaj çka i ka ndodhur Xhisielës.

Sepse rasti i Xhisielës sot nuk është i vetëm. Janë me qindra dhe me mijëra raste të tjera që qëndrojnë aty të fshehura dhe nëse ne sot nuk arrijmë të ngremë zërin, imagjinoni nesër do të jemi të gjithë të vetëm përballë një shteti kriminal. Unë ju ftoj të gjithëve, në fakt ftesa nuk vjen nga partitë politike, ditën e hënë në orën 17:30.

Protesta është organizuar nga shoqëria civile dhe ne do të jemi aty në mbështetje të kësaj kauze për ti thënë mjaft këtij shteti kriminal që po merr në dorë jetët e qytetarëve shqiptarë, të ardhmen e fëmijëve tanë.

Ndaj do tu lutesha të gjithëve, ata që realisht e ndiejnë këtë situatë kaq të dhimbshme në të cilën po kalon vendi sot, të hënën në orën 17.30 të mblidhemi të gjithë bashkë për të protestuar!

SHKARKO APP