Presidenti Meta takon senatorin Roy Blunt në zyrën e Presidentit të SHBA, Harry S. Truman
Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Senatorin e shtetit të Missourit, Roy Blunt.
Në një postim në Facebook, Presidenti Ilir Meta shkruan se takimi me politikanin amerikan është zhvilluar në të njëjtën zyrë që më parë ka qenë e Presidentit të 33-të të SHBA, Harry S. Truman.
“Në zyrën historike të Presidentit të SHBA, Harry S. Truman, aktualisht zyra e Senatorit të Missourit, Roy Blunt, njëkohësisht N/Kryetar i Konferencës së Senatorëve Republikanë“,- shkruan Presidenti Meta.