Vasili: Rilindasit si gangsterë, kanë shqyer shtetin

LSI-ja ka reaguar pas deklaratës së deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, i cili tha se djali i tij nuk është dhunues dhe se ai nuk largohet nga grupi i PS-së. Për Petrit Vasilin, ky qëndrim tregon se qeveria ka në pushtet deputetë gangsterë.

Në një postim në facebook, kreu i grupit parlamentar i LSI-së, shton se: Kryeministri dhunon denoncimin e krimit dhe mbron hapur dhunuesit. Deputetët e rilindjes, që sillen si gangsterë për të mbuluar dhunën dhe lapërdhinë e njëri tjetrit”,-thotë Vasili.

Ndaj dhe thirrja e Vasilit, shkon për të gjithë shqiptarët që të bëhen bashkë për të shpëtuar shtetin. ”Shteti është sot vetëm një zgjatim, një atavizmë e krimit. Shteti duhet shpëtuar sot, nesër është vonë.

Postimi i plotë

Shteti duhet shpetuar sot neser eshte vone. Shteti u asgjesua.

Rasti i Xhisiela Malokut ja beri te qarte edhe qytetarit me te fundit. Policia qe nuk zbulon dhunen kriminale, por e mbulon. Prokuroria qe nuk heton, por e mbulon edhe ajo akoma me shume krimin. Kryeministri, qe dhunon denoncimin e krimit dhe mbron hapur dhunuesit. Deputetet e rilindjes, qe sillen si gangstere per te mbuluar dhunen dhe laperdhine e njeri tjetrit.

Shtet qe dhunon, rreh dhe poshteron qytetarin e thjeshte dhe mbron me gjoks kriminelet sic beri haptas kryeministri.

Na kane rrembyer shtetin. E kane shqyer shtetin. Te shkosh ne dyert e shtetit eshte njelloj si te shkosh ne goje te ujkut. Shteti te vret e te rreh dhe te varros per se gjalli.

Ne se e informon shtetin per krimin denohesh ti dhe jo kriminelet. Shteti eshte sot vetem nje zgjatim, nje atavizme e krimit. Shteti duhet shpetuar sot neser eshte vone.

SHKARKO APP