Prokuroria thërret Ervin Salianjin për audiopërgjimin, deputeti shpreh gatishmëri

Prokuroria ka thirrur deputetin e PD, Ervin Salianji në lidhje me audio përgjimin e publikuar nga PD.

Lajmi për thirrjen e deputetit të PD konfirmohet nga burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa deputeti është thirrur për t’u paraqitur nesër në oreën 09:30 të paradites.

Fletëthirrja e Prokurorisë është firmosur nga prokurorët Gentian Osmani dhe Përparim Kulluri.

Thirrja për të dëshmuar nga ana e deputetit demokrat vjen vetëm pak ditë pas mbërritjes së ekspertizës së audio përgjimit.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i Salianjit, i cili në një status në FB thotë së është i gatshëm që nesër të paraqitet në Prokurori.

“Të vendosur për të shkëputur lidhjet e qeverisjes me krimin e organizuar, kudo, kurdo, me çdo formë.

Nesër, ne orën 9.30, do jem në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me vendosmërinë për ti shkuar deri në fund të vërtetës për Familjen Mafioze Xhafaj!”

SHKARKO APP