Ngjarja në ish-Bllok, Eljon Hate i dënuar për vrasje
Eljon Hate, i njohur ndryshe edhe me emrin Esmeraldo akuzohet se vrau më 12 maj të vitit 2014 në Shkodër pas një grindje banale 22-vjeçarin Indrit Hylli, si edhe plagosi Jetmir Mollën. Ai u arrestua së bashku me të vëllanë në 3 maj të vitit 2015 në Laç. Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e arrestit me burg për të dy këta persona. Tre vite pas arrestimit për vrasje me dashje, Eljon Hato shfaqet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë ku u përfshi në konfliktin me armë që i mori jetën shtetasit Fabiol Gaxha.
Vrasja në vitin 2014
Viktima Indrit Hylli dhe i plagosuri Jetmir Molla, po qëndronin në një lokal në fshatin Zus, ndërsa autori Eljon Hato ndodhej po në të njëjtin lokal por në një tjetër tavolinë. Sipas policisë, brenda lokalit ka pasur dhe dy persona të tjerë, që kanë qenë të njohur me personat e përfshirë në konflikt. Nën efektin e alkoolit, kur ora shënonte 03:00 e mëngjesit, mes personave të përfshirë në konflikt ka filluar një debat, i cili në fillim ka nisur me shkëmbime fyerjesh banale dhe më pas 26-vjeçari ka qëlluar me armën e zjarrit pistoletë, në fillim në drejtim të Hyllit, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas ka qëlluar dhe në drejtim të shokut të viktimës, Jetmir Molla, i cili mori vetëm një plagë në këmbë.