Nuk ma vjedhin dot Fatos Arapin!

Nga Ilir Kadia -E përmbysa bibliotekën për një varg! Se desha ta shihja sërish sot! Se ishte varg i rinisë së parë! E kish shkruar Fatos Arapi! Dhe hodha me trasta libra koti! Nga ata që ti falin nëpër panaire dhe të mbushin raftet! Libra të miqve si vetja që pandehim se shkruajmë!Nuk e gjeta Fatos Arapin! Ma kishin vjedhur! Si unë bëj në bibliotekat e miqve me librat e mirë!
Por vargun e kam në mendje prej gjysën shekulli pothuaj!
“Sa shpejt dashuria kthehet në urrejtje!
Ti mos më urre! “
Nuk ma vjedhin dot nga zemra, Fatos Arapin!

SHKARKO APP