Rama: Qenkan acaruar shpifësit pse do t’i çojmë në gjyq
Politikë E Premte, 10 Shtator 2021 02:59
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në mbrojtje të projektit të tij kundër shpifjes.
“Qenkan acaruar shpifësit pse do t’i çojmë në gjyq?Përgjegjësia për Fjalën u duket diktaturë se janë mësuar të paguhen majmur,për të fëlliqur gjithçka prekin me gjuhë?Ka ardhur koha të faktojnë para se të akuzojnë ose t’i kthejnë për edukim ca nga lekët e fituara duke shpifur?”,- shkruan Kryeministri Rama në Twitter.